Xhamitë nuk hapen as për festën e Fitër Bajramit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani dhe mikrobiologu Lul Raka, në një takim të përbashkët kanë biseduar lidhur me situatën me pandeminë Covid-19 që po mbizotëron në Kosovë.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e hapjes së xhamive me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë me dije se xhamitë nuk do të hapen për shkak të situatës me Covid-19.
“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, ka thënë Tërnava.
Më tutje, Tërnava është shprehur optimist në përmirësimin e situatës epidemiologjike, nga ku më pas ai pret që të hapen edhe xhamitë.
https://www.facebook.com/birk2015/videos/787979321610061/