Xhavahire Izmaku i bashkohet Fatmir Limajt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.
Njoftimi i plotë:
Profesoresha universitare Dr. Xhevahire Izmaku nga sot është bërë pjesë e NISMA Socialdemokrate.
Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të gjatë në jetën publike e politike ne vend.
Jetën publike e ka nisur qysh si e re, duke qenë pjesë e proceseve të para luftës, pjesëmarrëse e protestave dhe të gjitha kryengritjeve ndaj pushtuesit, ndërkaq për një kohë ka punuar edhe si gazetare/reportere e luftës.
Pas luftës, ajo ka qene pjesë e jetës institucionale, duke qenë për dy mandate nënkryetare e komunës së Vushtrrisë, ndërkaq për tri mandate ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Xhevahirja tash e një dekadë, punon si profesoreshë e shkencave të komunikimit në Kolegjin AAB, duke dhënë një kontribut të madh në arsimimin e brezave të rinj.
Xhevahirja ka të mbaruar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në Universitetin shtetëror të Tiranës, në shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë.
Artadashësit e njohin edhe për poezitë dhe tekstet e disa këngëve për dëshmorët e UCK-së.
Ne si NISMA jemi jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e Xhevës. Duke pasur parasysh karrierën e saj, ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin që anëtarë të jetës publike po i bashkohen NISMA-s.
Ne bashkërisht do të rrugëtojme në objektivat tona, duke respektur të kaluarën tone historike dhe duke punuar për të ardhmen evropiane.