Xhavit Ahmeti kërkon përkrahjen e kryeqytetasve për asamblenë komunale

22 shtator 2021 | 19:55

Xhavit Ahmeti, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kandidat i AAK-së për asamblenë komunale në Prishtinë.

Ai në listën e AAK-së për kryeqytetin mban numrin 13.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka paraqitur disa pika të angazhimit të tij nëse arrin të marrë besimin e qytetarëve në Prishtinë për asamblist.

Ai ka thënë se angazhimi i tij do të jetë në projekte të ndryshme për fshatrat e Prishtinës, për shëndetësinë, arsimin, ekonominë, rininë dhe kulturën.

“Programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është më i miri, dhe kjo më jep besimin se këtë program do ta jetësojmë në vepër me #Daut Haradinaj kryetar”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar bashkëqytetarë të Prishtinës, miq e mikesha, shokë e shoqe, dhe ju familjarë:
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jem kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës dhe do të më gjeni me numrin 13 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! AAK 121.
Të gjithë ju që me njihni, e dini se kjo nuk është hera e parë që jam në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Kam konkurruar edhe më parë dhe ju më keni mbështetur, për çka ju jam falënderues për gjithë jetën.
Edhe pse nuk kam arritur që të bëhem pjesë e Asamblesë, unë votën tuaj e kam konsideruar si obligim për t’ju përfaqësuar dhe si aktivist politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka qenë në bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës, nuk kam reshtur së punuari për të mirën e qytetit në bashkëpunim me përfaqësuesit e AAK-së në Asamble Komunale dhe në Qeverinë Komunale.
Prandaj, për të vazhduar angazhimin në shërbimin tuaj dhe në të mirën e qytetit, kërkoj votën tuaj. Ndërsa, nëse marr besimin tuaj dhe bëhem pjesë e Asamblesë Komunale të Prishtinës, si përfaqësues i juaji zotohem se:
1. Do të angazhohem në vazhdimin e projekteve në përmbylljen e tërësishme të tyre për të gjitha fshatrat, siç është rregullimi i kanalizimeve, furnizimi me ujë, ndriçimi publik, rregullimi i rrugëve dhe rregullimi i trotuareve;
2. Do të angazhohem për funksionimin 24h të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Bardhosh si dhe për kompletimin e shërbimeve të saj në stomatologji, gjinekologji si dhe pajisjen me një laborator;
3. Do të angazhohem për ndërtimin e së paku një çerdheje në Bardhosh, qoftë edhe përmes Partneritetit publiko-privat;
4. Do të angazhohem në nxitjen e ekonomisë familjare, bizneseve të vogla dhe të mesme, rishikimin e sistemit të taksave dhe uljen e taksave për bizneset e vogla, subvencionimin e bizneseve të vogla të kryeqytetit, mirëmbajtjen dhe pastrimin e qëndrueshëm të hapësirave të gjelbëruara, të rrugëve dhe të hapësirave të tjera publike;
5. Do të angazhohem për funksionalizimin e fushës së sportit në Bardhosh dhe ndërtimin e fushave të reja nëpër fshatrave përreth.
6. Do të angazhohem për përkrahjen e klubeve ekzistuese sportive dhe nxitjen e krijimit të klubeve të reja (Krijimin e një Klubi të futbollit F.C. Bardhoshi).
7. Do të angazhohem për ndërtimin e këndeve të lojërave për fëmijët nëpër fshatrat dhe lagjet e bashkësisë lokale.
8. Do të angazhohem për respektimi, rregullimin e orarit për biznesët (e diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë)!
9. Rinia është nevoja për përmirësimin e cilësisë në arsim, zhvillimin e shkathtësive sportive dhe zhvillimin kulturor. Në këtë aspekt, fokusi im për Rininë ka për qëllim krijimin e hapësirës së munguar për të rinjtë, në shërbim të krijimit të mundësive për ta zhvilluar dijen dhe talentin, mundësinë e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv.
10. Do të angazhohem ta bëjmë rregullimin e tregut ne Bardhosh, në përputhje me kërkesat e lagjes, por edhe duke përmirësuar dukshëm kushtet dhe dukjen e asaj hapësire.
11. Do të angazhohem për funksionalizimin e objektit përball Xhamisë së Bardhoshit ku do të shërbej për nevojat e komunitetit.
Programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është më i miri, dhe kjo më jep besimin se këtë program do ta jetësojmë në vepër me #DautHaradinajKryetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Gjilanit,…