Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj dënohen për sulm ndaj Arben Gashit

25 tetor 2019 | 15:44

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn për sulmin ndaj deputetit të LDK-së Arben Gashi.

“Klan Kosova” ka siguruar aktgjykimin në të cilin shkruan se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që më 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, kështu duke e kryer veprën penale sulm.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata i ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej 1 250 eurosh të cilin obligohet ta paguajë brenda 15 ditësh.

Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, 1 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tri ndeshjet e zhvilluara në mbrëmjen e NBA, spikat…