Xhavit Haliti e mohon se ka marrë ftesë nga Specialja
14 nëntor 2019
| 16:24
Përkundër shumë raportimeve gjatë ditës së djeshme se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, ish anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Haliti i cili është duke qëndruar në Gjermani si shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, ka thënë për “Kosovapress”, se deri më tani nuk i ka ardhur asnjë ftesë nga Specialja.
“Këtu në Gjermani nuk po vinë ftesat, kur vi në Kosovë të na prufshi ndonjë ftesë ju mediet në rregull është, por ata tjerët nuk kanë me pru”, ka thënë Haliti.