Xhavit Haliti flet për dokumentin që e dha Albright si garanci për ndërhyrjen e NATO-s
Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për bombradimet e NATO’s para 22 vjetësh.
Haliti në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se ka kërkuar një dokument si garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatumi.
“Fillimisht ne kemi zhvilluar një debat brenda delegacionit. Unë kam kërkuar një dokument shtesë që mund të ketë garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatimi. Sigurisht ata i kanë pasur mikrofonat dhe na kanë dëgjuar cka po flasim dhe pas 10 minutash ka hy Albright dhe e kanë sjell një shkresë, por pa kokën e departamentit të shteitt, por vetëm si zonja Albrioght.
Kam kërkuar shtesë mendim nga dikush i komunitetit për sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe përgjigja përfundimtare ka qenë “Nëse nënshkruani, asgjësoheni””, ka treguar Haliti.
Kujtojmë se dështimi i Marrëveshjes së Rambujes i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s në ndaj caqeve serbe në Kosovë.