Xhavit Haliti: Kam informacione për një depo të armatimit në veri
15 dhjetor 2022
| 20:25
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ka informacione për një depo të armëve në veri të Kosovës, e cila lidhet me një bandë kriminale që operon në Zubin Potok.
Haliti në Kanal10, ka pretenduar se ka informacione që depoja e armëve, ndodhet afër një pompe të benzinës.
Tutje, ai ka bërë thirrje që e njëjta duhet të shkatërrohet, nëse jo nga Policia e Kosovës, atëherë nga NATO.
“Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pompë të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjitur me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin. Ato banda tash janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëherë NATO-ja duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë.” – tha Haliti.