Xhavit Haliti: Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Deputeti i PDK-së, njëherësh nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe anëtar Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ai ka thënë se ky sukses vjen si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës.
“Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës. Votimi formal do të bëhet në mbledhjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë. Aktualisht, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Haliti në “Facebook”.