Xhavit Haliti: Me PDK-në më mirë edhe për studentët

04 shkurt 2025 | 21:16

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka takuar sonte një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët ka vlerësuar se janë e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vend.

“Sonte takova një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët janë e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Diskutuam mbi sfidat me të cilat përballen gjatë studimeve dhe praktikës, si dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të tyre akademike dhe profesionale”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të…