Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së

26 janar 2025 | 20:22

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pas takimit me veteranë të UÇK-së, sot në hotel Emerald, është zotuar se me PDK-në vlerat e luftës do të trajtohen me dinjitet, si themeli i shtetit të Kosovës.

“Ma mirë me UÇK-në!🙌🏻 Dëshmorët e kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, janë simbol i guximit, sakrificës, kurajos dhe dashurisë për atdheun. Pasi që UÇK-ja ishte dhe mbetet kryefjala e shqiptarëve, me PDK-në vlerat e luftës do të trajtohen me dinjitet, si themeli i shtetit të Kosovës”, ka shtuar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Festim Z. Hoti Në prag të zgjedhjeve të 9…