Xhavit Haliti përsërit qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur të enjten në takim senatorin italian, Ludovico Sonego, i cili shoqërohej nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Piero Cristoforo Sardi.
Nënkryetari Haliti dhe senatori Sonego diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe temat që preokupojnë spektrin politik dhe opinionin publik në përgjithësi në Kosovë, si demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane.
I diskutua po ashtu, edhe Gjykatën Speciale.
Nënkryetari Haliti ka përsëritur qëndrimin e tij kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që Kosovës t’ia dizajnojnë fotografinë kundërshtarët e saj.
Ndërkaq senatori italian ka premtuar se Italia do ta mbështes Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE, duke kërkuar që institucionet e vendit t’i kryejnë obligimet e tyre.