Xhavit Haliti propozon ndërtimin e dy urave paralele mbi Ibër për kalimin e makinave
26 tetor 2024
| 20:05
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV..
Haliti mes shumë temash të rëndësishme, ka folur edhe për çështjen e urës së Ibrit dhe diskutimet mbi hapjen e saj për qarkullim.
Haliti ka thënë se pasi ura e Ibrit është shndërruar në një simbolikë nga serbët, atëherë ai ka propozuar që të ndërtohen dy ura paralele për qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e qytetit.
Madje ai ka propozuar që të ndërtohet edhe një bulevard në të dy anët e qytetit ku njerëzit do të qarkullonin.
Intervistën e Halitit për këtë çështje mund ta shihni më poshtë: