Xhavit Haliti zotohet t’i mbrojë vlerat e atyre që dhanë shumë për lirinë e vendit

07 shkurt 2021 | 21:59

Takimet e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Halitit me qytetarë kanë vazhduar në mbrëmjen e fundjavës në Katundin e Ri.

Nga vendlindja e bashkëveprimtarit të hershëm, të burgosurit politik, Malush Ademaj, nga lagja ku u rriten deshmorët e luftës së lavdishme të UÇK-së, Fatos e Kreshnik Ademaj, Haliti përçoi mesazhin prej njëriut të matur, siç është vet ai, se vlerat e kontributdhënësve për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të çmohen e nderohen. Nuk do të lëjojë askë ta nëpërkëmbë, siç po tentohet nga disa.

Garancë për këtë do të jetë programi i Rimëkëmbjës së vendit dhe vet Halitit si deputet i parlamentit të Kosovës dhe qeverisja e udhëhequr nga Enver Hoxhaj.

Haliti u zotua para qyretarëve të Katundit të Ri se në qeverinë që po vjen, të cilën do ta drejtoj Hoxhaj, do të punohet ndershem e me dinjitet.

“Prandaj sllogani Me maturi. Drejtë finales. është përsonifikimi i mandatit që po vjen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj…