Xhavit Halitit nuk i mjaftuan 8 mijë 351 vota për t’u bërë deputet
07 nëntor 2019
| 16:58
Xhavit Haliti, i cili është një nga themeluesit e UÇK-së dhe PDK-së, nuk ka arritur të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, edhe në legjislaturën e shtatë.
Haliti ka marrë gjithsej 8 mijë 351 vota, të cilat nuk i kanë mjaftuar për t’u zgjedhur deputet.
Në bazë të votave të marra, pra 8 mijë 351, Haliti është radhitur i 19 nga kandidatët meshkuj të PDK-së për deputetë, ndërsa kanë kaluar 17-të prej tyre dhe 8 femra.