XHAVIT HAZIRI

17 shtator 2023 | 11:09

Ismet Sylejmani

Xhavit Haziri, Anëtar i Komitetit Drejtues, Anëtar i Sekretariatit të Komitetit Drejtues, Sekretar Politik i Komitetit Drejtues të OMLK-së e Kryetar i LPRK-së brenda vendit, deri në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme në vitin 1991 në Ujmir, kur Kryetar i Lëvizjes u zgjodh Gani Sylaj!

Xhavit Haziri ishte dhe mbetet figurë e madhe dhe e shquar atdhetare e radhëve të organizuara politiko-patriotike ilegale të Kosovës dhe Viseve të saja!
Xhavit Haziri i takon gjeneratës së jashtëzakonshme të popullit shqiptar, të veprimtarisë politike atdhetare ilegale, që kishin fatin e madh dhe përgjegjësinë historike të ishin nismëtarët e fundit të fillimit të përgaditjeve njëshekullore për luftë të armatosur çlirimtare të Kosovës dhe viseve të saja për çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Xhavit Haziri ishte niveli më i lartë politiko-patriotik nga lëvizja ilegale atdhetare nga Kosova, që kishte udhëtuar për vizitë zyrtare në Shqipëri, në Shtator të vitit 1991 dhe bashkë me delegacionin e OMLK-LPRK në përbërje Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi dhe Ismet Sylejmani nga Kosova dhe viset dhe Xhavit Haliti nga Dega Jashtë Vendit e LPRK-së, zhvilloi takime të nivelit më të lartë në Tiranë dhe në mes tjerash u realizua takimi historik me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia!

Xhavit Haziri mbetet njëra ndër figurat me emblematike të luftëtarit kombëtar, i cili kishte fatin e madh të ishte i pari në ballë të delegacionit nga Kosova, që solemnisht arriti marreveshje historike me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia për fillimin e madh të aftësimit profesional, ushtarak e çlirimtarë të njësiteve të para të popullit shqiptar të Kosovës e viseve të saja nën ish-Jugosllavi, për luftë kundër Serbisë!

Në atë takim u arrit marrëveshja historike e fillimit të ushtrimeve ushtarake të rinisë shqiptare nga Kosova e viset e saja dhe përgaditja e tyre për luftë të armatosur çlirimtare kundër pushtuesve!

Xhavit Haziri me atë udhëtim historik bashkë me delegacionin që e shoqëronte u bë figura më e madhe çlirimtare e historike, e cila në pallatin presidncial të Shqiperisë, në krye të delegacionit arriti vendimin e madh, realizoi ëndrrën historike të gjyshërve e stërgjyshërve nga Kosova e viset e saja, për fillimin e përgaditjeve ushtarake për luftë të armatosur çlirimtare e frontale kundër Serbisë pushtuese!

Te figura e personaliteti i Tij, qysh moti ishin të shkrira e të harmonizuara, të skalitura e të gdhendura dashuria ndaj Atdheut e ndaj kombit, për pavarësinë e të cilave ishte i gatshëm të shkrihej në çdo çast!

Pushtuesit e riburgosën dhe e denuan me vite të shumta burg, por shpirtin kryengritës, revolucionar e të vendosur për çlirim, nuk ia nënshtruan e nuk ia thyen kurrë!

UÇK me ndihmën e SHBA-së dhe të aleateve të tjerë dhe të aleancës veriatlantike NATO e bëri realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia, në këtë realitet të madh, bënë pjesë edhe kontributi kolosal i Heroit të Kosovës, të cilin fircat ustarako-policore serbe, e kidnapuan dhe e lanë të zhdukur dhe pa varr!

Faqet e lavdishme të popullit shqiptar do ta mbajnë me krenari të madhe brenda tyre, emrin e pavdekshëm, liridashës e çlirimtar të Xhavit Hazirit!

Lavdi e përjetshme të pavdekshmit, Heroit të Kosovës Xhavit Haziri!

Ismet Sylejmani, ish-anëtar i Komitetit Drejtues, shok e bashkëveprimtar me Heroin e Kosovës Xhavit Haziri!
Prishtinë, 17 Shtator 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i nëntorit do të shënojë përvjetorin e tretë të…