XHAVIT HAZIRI NË BRONZ
Ismet Sylejmani
Në bronz është derdhur dhe është vendosur për të qëndruar përgjithmonë madhështorë, truimfatorë e vertikalisht në sytë e çdo shqiptari patriot e atdhetar, liribërës e çlirimtarë, në sytë çdo pjestari të rëndomtë të popullit shqiptar, në sytë e çdo qytetari të Obiliqit në veçanti e të Kosovës në përgjithësi.
Përpara pallatit të kulturës në Obiliq, që e mban emrin e Tij, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, është zbuluar shtatorja e derdhur në bronz e patriotit të madh, veprimtarit të dalluar e ish-të burgosurit politik, të paharruarit dhe të pavdekshmit Xhavit Haziri!
Xhavit Haziri ishte figurë e madhe dhe e shquar atdhetare e radhëve të organizuara politiko-patriotike ilegale të Kosovës dhe Viseve të saja!
Ishte anëtar i Komitetit Drejtues, anëtar i Sekretariatit të Komitetit Drejtues, Sekretar Politik i Komitetit Drejtues të OMLK-së e Kryetar i LPRK-së brenda vendit!
Xhavit Haziri, ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, ishte politikan atdhetar aktiv ilegal!
Anëtar i devotshëm, prijës i madh e besnik i lëvizjes politike ilegale atdhetare në Kosovë e vise!
Xhavit Haziri i takon gjeneratës së jashtëzakonshme të popullit shqiptar, të veprimtarisë politike atdhetare ilegale, që kishin fatin e madh dhe përgjegjësinë historike të ishin nismëtarët e fundit të fillimit të përgaditjeve njëshekullore për luftë të armatosur çlirimtare të Kosovës dhe viseve të saja për çlirim nga Serbia pushtuese!
Xhavit Haziri ishte niveli më i lartë politiko-patriotik nga lëvizja ilegale atdhetare nga Kosova, që ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri në Shtator të vitit 1991 dhe bashkë me delegacionin e OMLK-LPRK në përbërje Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi dhe Ismet Sylejmani nga Kosova dhe viset dhe Xhavit Haliti nga Dega Jashtë Vendit e LPRK-së, zhvilloi takime të nivelit më të lartë në Tiranë dhe në mes tjerash u realizua takimi historik me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia!
Në atë takim u arrit marrëveshja historike e fillimit të ushtrimeve ushtarake të rinisë shqiptare nga Kosova e viset e saja dhe përgaditja e tyre për luftë të armatosur çlirimtare kundër pushtuesve!
Xhavit Haziri me atë udhetim historik bashkë me delegacionin që e shoqëronte u bë figura më e madhe çlirimtare e historike, e cila në pallatin presidncial të Shqiperisë, në krye të delegacionit arriti vendimin e madh, realizoi ëndrrën historike të gjyshërve e stërgjyshërve nga Kosova e viset e saja, për fillimin e përgaditjeve ushtarake për luftë të armatosur çlirimtare e frontale kundër Serbisë pushtuese!
Në atë takim delegacioni në përbërje të ngushtë nga Kosova për te presidenti shoqërohej nga personaliteti i shquar, atdhetari i madh e përfaqësuesi i lartë i Shtetit e i PPSH-së i nderuari Kristaq Porodini!
Delegacionin përpos Presidentit Ramiz Alia në atë takim e kishte shoqëruar me prezencë edhe dyshja e këshilltarëve Agron Çobani dhe Shaban Sinani!
Rroli i madh e aktiv, prej atdhetari e çlirimtari të Xhavit Hazirit, gjithmonë ishte në rritje, kishte kreativitet kombëtar ishte krijues e kishte inisiativë të madhe!
Xhavit Hazirit i takon merita e madhe e afrimit dhe lidhjes së marrveshjes për bashkpunim në mes të LPRK-se dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Hajrullah Gorani!
Gjithashtu Xhavit Hazirit i takon merita e madhe e afrimit dhe mbajtjes afër e në bashkpunim të plotë me LPRK-në, të Klubit Demokratik Shqiptar dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Muhamet Mehmeti!
Te figura e personaliteti i Tij, qysh moti ishin të shkrira e të harmonizuara, të skalitura e të gdhendura dashuria ndaj Atdheut e ndaj kombit, për pavarësinë e të cilave ishte i gatshëm të shkrihej në çdo çast!
Vlera të tilla e cilësi të larta prej udhëheqësi e drejtuesi të kalibrit e frymës skebderbegiane dhe enveriane, manifestoi kudo në tërë trajkëtoren e aktivitetit të tij të bujshëm, nëper tërë kalvarin e mundimshëm të jetës e frymës me peshë të rëndë mbi supe që bartëte, duke përmbledhur brenda këtij kuadri edhe ngjarjet e medha të Lëvizjes, mbledhjet historike të saj në Prapashticë, në Ujmir, në Kollare e në Kodrën e Trimave në Prishtinë!
Pushtuesit e riburgosën dhe e denuan me vite të shumta burg, por shpirtin kryengritës, revolucionar e të vendosur për çlirim, nuk ia nënshtruan e nuk ia thyen kurrë!
Xhavit Haziri mbetet njëra ndër figurat me emblematike të luftëtarit kombëtar, i cili kishte fatin e madh te ishte i pari në ballë të delegacionit nga Kosova, që solemnisht arriti marreveshje historike me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia për fillimin e madh të aftësimit profesional, ushtarak e çlirimtarë të njësiteve të para të popullit shqiptar të Kosovës e viseve të saja nën ish-Jugosllavi, për luftë kundër Serbisë!
UÇK me ndihmën e SHBA dhe të aleateve të tjerë dhe të aleancës veriatlantike NATO e bëri realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia!
Por lirisë së munguar, të shumëpritur e të merituar të Kosovës, për të cilën u derdh shumë gjak nga heronjtë dhe dëshmorët e kombit e nga populli shqiptar, i mungon fizikisht i madhi dhe i pavdekshmi Heroi i Kosovës Xhavit Haziri!
Ardhja e Tij i shkrirë në bronz, e zëvendëson ndonëse shumë pak, mungesën edhe të varrit të Tij!
Tani familja e ngushtë dhe e gjerë, farefisi dhe miqtë, ne shokët e bashkëveprimtarët kemi ku të shkojmë e të nderojmë Heroin e Kosovës Xhavit Haziri!
Faqet e lavdishme të popullit shqiptar do ta mbajnë me krenari të madhe brenda tyre, emrin e pavdekshëm të Xhavit Hazirit!
Lavdi e përjetshme!
(Autori ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues, shok e bashkëveprimtar me Heroin e Kosovës Xhavit Haziri!)
Prishtinë, 8 Shtator 2019!