Xhavit Jashari: Dyshojmë se Kurti po bën përpjekje ta kthejë Serbinë në Kosovë

06 qershor 2022 | 13:57

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke tentuar ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Në një deklarim para gazetarëve, Jashari ka kërkuar që Projektligj për pagën minimale të kthehet në pikën zero dhe të fillojë diskutimi me veteranët e UÇK-së.

“E dimë që edhe me partinë në pushtet ka deputetë që kanë dhënë shumë për të ardhur këtu për lirinë e vendit. Kemi deputetë që janë të burgosur politik dhe pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së. Nëse biem në nivelin e një kryeministri, i cili duhet të dal para nesh dhe para çdo shtrese e kategorie dhe të tregojë se ku e ka problemin me vlerat më kulmore të kombit shqiptar. Në të kundërtën ata që bien pre e një kryeministri të tillë dhe votojnë një ligj të tillë ku përjashtohet kategoria më e ndritur veteranët e luftës, i bëhen krahë një kryeministri që ne dyshojmë që ai bën përpjekje ta kthej Serbinë në Kosovë”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk dihet se në cilën skuadër do të luaj…