
Xhaxhai i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Nuk kemi pasur të keqe me askënd
24 mars 2025
| 11:57
Një vrasje ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë dhe Kosovën.
Atje është qëlluar për vdekje me armë zjarri një 19-vjeçar.
Xhaxhai i A.Z, viktimës, ka thënë se nuk kanë pasur të keqe me askënd.
“Arditi ka qenë djali i vëllait. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai.