Xhaxhai i Bashar al-Assad arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban
Kështu kanë deklaruar dy zyrtarë libanezë të sigurisë, të cituar nga “Jerusalem Post”.
Rifaat al-Assad, xhaxhai i liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, i akuzuar në Zvicër për krime lufte për shtypjen e përgjakshme të një kryengritjeje në vitin 1982, fluturoi nga Bejruti në Dubai ditët e fundit.
Kështu kanë deklaruar dy zyrtarë libanezë të sigurisë, të cituar nga “Jerusalem Post”.
Zyrtarët thanë se “shumë anëtarë” të familjes Assad ishin larguar nga Bejruti për në Dubai dhe të tjerët kishin mbetur në Liban që kur Assad u përmbys më 8 dhjetor. Autoritetet libaneze nuk kanë marrë kërkesa nga Interpoli për t’i arrestuar ata, përfshirë Rifaatin, thanë zyrtarët.
Nga ana tjetër, gruaja dhe vajza e një prej kushërinjve të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad u arrestuan në aeroportin e Bejrutit, nga ku u përpoqën të largoheshin me pasaporta të falsifikuara, thanë zyrtarët libanezë të drejtësisë dhe sigurisë. Xhaxhai i Assadit është raportuar se është larguar ndërkaq një ditë më parë.