Xhaxhai i ish-shefit të AKI-së s’lejohet të hyjë në shtëpi: S’kemi bërë kurrfarë vepre, akuzat janë të pavërteta

30 tetor 2023 | 16:48

Hetem Smakiqi, xhaxhai i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, ka thënë se policia nuk e kanë lejuar që të futet  në shtëpinë e nipit të tij, me arsyetimin se duhet të përfundojë bastisja nga Gjykata Speciale.

Duke komentuar bastisjet, ai ka thënë se nuk janë në dijeni pse po ndodh ky aksion.

Sipas tij, akuzat ndaj atyre që po gjykohen në Hagë janë të pavërteta.

“Na nuk di asgjë rreth bastisjeve. Kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje. Deshëm të shkojmë me shikuar se çka po bëhet me ditë arsyet pse dhe me thanë: ‘s’mundeni me hy deri të dalin policia’”.

“… nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Mëngjesin e së hënën është bastisur shtëpia e Bashkim Smaka nga Specialja, ndërsa Blerim Shalës i është konfiskuar telefoni.

Smaka dhe Shala kanë qenë këshilltarë të ish-presidentit  Hashim Thaçi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant…