Xhaxhanë e vrau për tradhti, vëllanë nga frika e marrjes së pushtetit, ja ç’bëri tjetër

20 maj 2020 | 08:33

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un është një nga liderët e botës më famëkeq dhe më të mistershëm. Sundimtari komunist erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të vet Kim Jong Il në dhjetorin e vitit 2011.

Lideri i Koresë së Veriut është një personazh me shumë të panjohura. Fëmijëria e tij është mbajtur e fshehtë, ndërkohë dihet se është shkolluar në Perëndim me emër tjetër.

 

  1. Ai u shkollua në Zvicër duke përdorur një emër tjetër. Në një shkollë shumë prestigjioze afër Bernit, Zvicër, ishte një nxënës nga Koreja e Veriut nga viti 1998 deri më 2000. Ai ishte regjistruar si anëtar i ambasadës. Ai nuk tregoi kurrë se si ishte emri i tij i vërtetë.
  1. Data e lindjes së Kim Jong Un, 8 janari, është festë kombëtare, megjithëse nuk dihet me saktësi se sa vjeç është ai.
  2. Kim Jong Un më 2013 arrestoi dhe ekzekutoi axhën e tij për tradhti, gjithashtu ka vrarë edhe vëllanë e tij, nga frika e marrjes së pushtetit.
  3. Ai ka disa tituj të ndryshëm. Natyrisht, “Lideri Kryesor i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Udhëheqësi i Partisë, dhe Popullit” janë titujt e tij që njihen, por ka edhe disa të tjerë. si,“Fillimi i Ri”, “Shoku i Shkëlqyer”, “Gjeniu”, “Marshalli i Koresë së Veriut”.
  1. Kim Jong Un është gjenerali i vetëm në botë që nuk ka përvojë ushtarake.
  2. Fëmijëria e tij është një mister.

 

Ky njeri nuk dëshiron të publikojë as fotografi të fëmijërisë së tij. Megjithatë, më 2014, kjo foto dhe disa të tjera u shfaqën në një ekran gjatë një tubimi të madh ushtarak në Kore të Veriut.

Kim Jong Un u martua më 2009 me Ri Sol Ju. Çifti kanë një vajzë me emrin Ju Ae.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reporteri i luftës dhe pjesëtari i Brigadës 138 “Agim Ramadani”,…