‘Xhebrailat’ ofenduan Batatinën, dënohet Ballkani
19 maj 2023
| 16:52
Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar FC “Ballkani” me një gjobë prej 1500 eurosh, pasi tifozët e grupit “Xhebrailat” kanë ofenduar kryetrajnerin e ekipit mysafir, Tahir Batatina.
Ngjarja ndodhi në sfidën Ballkani – Llapi që u zhvillua javën e kaluar. Vendimi është i plotfuqishëm dhe është bërë bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore.
Ndërkaq, trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi është dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës për shkak të kartonit të kuq si pasojë e ofendimeve ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar në ndeshjen Liria – Drenasi.