Xheko shpëton Romën nga humbja
24 janar 2018
| 22:59
Roma në minutat e fundit ka arritur të sigurojë një pikë në udhëtim te Sampdoria.
Ishte Quagliarella ai që i dha epërsinë Sampdorias duke shënuar në minutën e 45+2 nga penaltia, transmeton Koha.net.
Shifrat arriti t’i barazojë Roma në minutën e 90+1 përmes sulmuesit boshnjak Edin Xheko.
Roma, që nuk ka shënuar fitore në katër takimet e fundit, mban vendin e pestë me 41 pikë. Kurse Sampdoria në vendin e gjashtë ka 34 pikë.