Xhelal Canziba kthehet në PDK

03 tetor 2019 | 15:26

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Xhelal Canziba, është kthyer në PDK, i cili para dy viteve kishte kaluar në AAK.

Ai është kthyer në këtë parti për të përkrahur vizionin e Kadri Veselit për kryeministër. “Xhelal Canziba, shoku ynë i moçëm, u rikthye në shtëpi, për ta përkrahur vizionin e liderit Kadri Veseli dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit, kundër korrupsionit dhe dukurive negative në vendin tonë, për zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë tanë. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin”, ka shkruar Ramiz LLadrovci, kryetari i Drenasit, në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni…