Xhelal Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Obiliqit

31 gusht 2021 | 10:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kandidat i kësaj partie për kryetar komune në Obiliq është Xhelal Krasniqi.

“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes. Në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, në Obiliq ne ofrojmë profesorin e nderuar, Xhelal Krasniqi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Xhelali Krasniqi ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze.

“Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies. Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën.
Suksese e fitore!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heronjtë vetëm ditëlindje kanë Sot, para 50 viteve, lindi njëri…