Xhelal Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut

18 maj 2021 | 14:15

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se ka anuluar tenderin për furnizim me dokumente personale identifikuese, i cili kap vlerën e 21 milionë eurove.

Ky tender ishte shpallur gjatë kohës kur Agim Veliu drejtonte këtë ministri, shkruan “Epoka e re”.

Me këtë rast, Sveçla ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi sipas tij ky tender tejkalon logjiken ekonomike.

“Të nderuar qytetarë, të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siç e përcakton legjislacioni në fuqi. Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Mbrojtjes, me nderimet më të larta ushtarake,…