Xhelal Sveçla: Qeveria Kurti po vjen
29 gusht 2019
| 22:12
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij nuk del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria Kurti po vjen.
“Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet. Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës. Ka filluar numërimi mbrapsht. Të bashkuar në ditë të vështira, njëjtë edhe në ditë të mira. Qeveria Kurti po vjen”, ka shkruar Sveçla.