Xhelil Abdulla largohet nga Llapi

18 dhjetor 2019 | 18:00

Mbrojtësi Xhelil Abdulla nuk do të jetë pjesë e KF Llapit nga Podujeva në sezonin pranveror.

Duke parë skuadrën jashtë objektivave të vendosura para fillimit të sezonit, lojtari ka kërkuar largimin, duke gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Llapit për ndërprerje të parakohshme të kontratës që i lidhte palët deri në verë të vitit 2020.

Lajmin për ndarjen me Llapin e ka bërë publik vetë Abdulla përmes rrjeteve sociale.

“Faleminderit KF Llapi! Pas gjashtë muajve në KF Llapi të Podujevës, në bisedime me kryesinë e klubit kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin. Falënderoj të gjithë në klub, bashkë me tifozët për bashkëpunimin korrekt dhe ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Me respekt, Xhelil Abdulla”, ka shkruar futbollisti tetovar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas…