Xhelil Abdullai përforcon Llapin
18 qershor 2019
| 18:42
Llapi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.
27-vjeçari ka debutuar te Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12. Nga Shkëndija ka kaluar te De Graafschap në Holandë, e pastaj te MSV Duisburg.
Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer te Shkëndija. Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.
/Epoka e re/