Xhelili fton serbët që t’i bashkohen FSK-së
09 nëntor 2018
| 10:48
Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatmir Xhelili, ka kërkuar nga serbët që mos të bien pre e presioneve në raport me FSK-në.
Ai gjatë dëgjimit publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë për pakon e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ka ftuar serbët që t’i bashkohen FSK-së.
“Mos të bëhet panik. Ushtria e Kosovës po bëhet ngadalë dhe do të zgjatë 10 vjet. Ftoj serbët që të bëhen pjesë e FSK-së. Ajo do t’i mbrojë të gjithë qytetarët, e mos dhashtë Zoti edhe integritetin territorial”, ka thënë Xhelili.