Hisen Xhemaili, ministër për Investime të Huaja në Maqedoninë e Veriut
Zyrtarisht, emri i Hisen Xhemailit tashmë është konfirmuar nga partia e Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përket emërimit të tij në kabinetin e ri qeveritarë si ministër nga radhët e partisë së Ahmetit.
Xhemaili do të drejtojë Ministrinë për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarjet vendore, ndërkohë që këto ditë pritet që emri i tij t’i propozohet Kuvendit për miratim.
Një nga ish luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë i afërt i Ali Ahmetit pritet që tashmë të merret me rregullimin e klimës së biznesit në vend, shkruan “media”.
Ai vjen nga malësia e Tetovës më saktësisht nga fshati Vicë, ndërsa për momentin është profesor në Universitetin e Tetovës. Ka ushtruar postin e deputetit kurse ka qenë edhe kryetar i Këshillit të komunës së Tetovës për një mandat.