Xhemaili nuk largohet nga Bologna, Parma e kërkon Hetemajn
29 janar 2019
| 13:37
Mefushori Blerim Xhemaili nuk do të largohet nga skuadra e Bolognas, pasi kjo skuadër e sheh si shumë të rëndësishëm futbollistin shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga “calciomercato.com”.
Ndërsa një tjetër mesfushor shqiptar mund të ndërrojë skuadër në Serinë A. Bëhet fjalë për Përparim Hetemajn, i cili po kërkohet nga skuadra e Parmës. Aktualisht Hetemaj është pjesë e Chievo Veronas, por pasi e ka humbur vendin e titullarit mund të ndërroj skuadër në këtë afat kalimtar.
Kontrata e tij me Chievon është valide deri në 2020, por Parma është e gatshme t’i ofrojë Chievos një milion euro dëmshpërblim për Hetemajn.
/Epoka e re/