Xhemajl Hasani: Jam i papunë. Kushërinjtë në diasporë më kanë sugjeruar të shkoj te kryeministri. Herën tjetër mund të vij me kapelë
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për të kërkuar punë.
Nga zyrtarët policor, Hasani është njoftuar se kryeministri Kurti nuk gjendet në Kosovë.
“Arsyeja është se siç je i në dijeni para pak ditësh kryeministri Kurti në një takim me mërgimtarë në diasporë që ju ka thënë se kushdo që vjen dhe kërkon punë, dërgoni direkt tek unë. Kam qenë në shumë vende dhe kushërinjtë më kanë sugjeruar që të vijë tek kryeministri me kërkuar punë se jam i papunë”.
“Erdha insistova që të takohem me të por nuk mujta. Unë i inkurajon të gjithë ata që janë papunë dhe të bëhet rendi deri tek ‘Xhamia e Llapit’ dhe me ardhë e me i adresuar shqetësimet e tyre”, është shprehur Hasani, duke shtuar se do të insistojë që të takohet sërish me Kurtin.
Gjatë një takimi me mërgimtarë në Gjermani, Kurti i inkurajonte ata që për “punë t’i drejtonte në qeveri”.
“Kur iu thojnë po du me ardhë në Gjermani se në Kosovë s’ka vende pune, veç i çoni drejt te unë”, ka deklaruar Kurti.
Gjatë ditës së sotme, Zyrës së kryeministrit ia mësynë edhe dy studente për të kërkuar punë.