
Xhemajl Hazizi zgjedhet kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate
Me pjesëmarrjen e rreth 700 delegatëve, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e II Zgjedhor të Rinisë.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e ri të Rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizin, duke i uruar punë të mbarë.
“Rinia e Nismës ishte promotor i suksesit tonë në këto pesë vite. Pesë vite më parë, me një përkushtim të madh, krijuam rininë e Nismës, e cila fuqizoi partinë duke i dhënë sukses e shpirt platformës tonë politike. Pesë vite më parë askush nuk ka menduar që kaq shpejt mund të arrijmë këtu ku jemi”, ka thënë Limaj.
“Sot, Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar. Ajo pret të rinjtë t’i marrin përgjegjësitë shtetërore. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë të rinjtë tanë të cilët, pavarësisht sfidave e vështirësive, nuk u ndalën asnjëherë së punuari e angazhuari në funksion të rritjes dhe fuqizimit të partisë sonë. Falënderim të veçantë për kryetarin e deritashëm të rinisë, Albert Maxhunin dhe të gjitha strukturave drejtuese të rinisë”, ka deklaruar tutje Limaj.