Xhemajl Rexha rizgjidhet kryetar i AGK-së
06 korrik 2024
| 18:07
Xhemajl Rexha është rizgjedhur sot kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).
Anëtarë tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).