Xhenet Syka – Kelmendi, femra më e votuar e LDK-së në Pejë
Gazetarja dhe profesoresha universitare, Xhenet Syka – Kelmendi, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit doli femra më e votuar në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës me gjithsejtë 660 vota, raporton gazeta “Zarfi Info”.
Në dy mandatet qeverisëse të kryetarit Gazmend Muhaxheri, Syka-Kelmendi, falë punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të saj është dëshmuar si femra më e suksesshme në pozitat udhëheqëse.
Ndryshe, vlen të theksohet se në pjesën e parë të mandatit të kryetarit Muhaxheri, profesoresha Syka-Kelmendi, ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik në Pejë, për të vazhduar kështu në gjysmën e mandatit të dytë si drejtoreshë e dikasterit për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës.
Mbetet të shihet përzgjedhja e saj se a do të vazhdoi punën si drejtoreshë e DKRS-së apo t’i bashkohet asamblesë së Pejës, aty ku është vlerësuar si kandidatja femër më e pëlqyera e elektoratit të LDK-së.