Xheneta e pështyn në fytyrë, Driloni reagon ashpër: Dua të dalë, ose unë ose ajo

09 dhjetor 2024 | 11:46

Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi në Big Brother.

Teksa po qëndronin në lavanderi, ata kanë nisur përplasjet për disa gjëra që duket se modelja ia ka prekur boksierit.

Kjo gjë nuk i pëlqeu atij dhe për këtë eskaluan në debat duke përmendur edhe gjëra nga jashtë.

Në një moment, Driloni thotë se Xheneta e ka pështyrë në fytyrë dhe se e ka prekur.

I njëjti u nervozua tejet shumë dhe kërkoi të dilte nga shtëpia më e famshme në vend.

“Dua të dalë nga Big Brother, Vëllai i Madh edhe më ka pështyrë në fytyrë, nëse këto gjëra nuk i kanë parë këta i pranojnë unë dua të dalë. Këtë mundësi e kanë, ja e heqin këtë ja mua”, u shpreh ai.

Tutje Driloni theksoi: “Këtë mundësi e kam. Më ka prekur”.

Pritet të shihet nëse do të merret një vendim në lidhje me këtë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati mes Leos dhe Lelës ka vazhduar. Leo mes tjerash…