Xhensila dhe Ardiani shënojnë një tjetër sukses me “Panorama”
Projekti i ri muzikor i Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit ka arritur të kthehet në një ndër hitet e kësaj vere. “Panorama” është pritur mjaft mirë nga publiku, e cila ka vetëm disa ditë dhe ka gjeneruar më shumë se 10 milion klikime.
Dy artistët kanë reaguar përmes postimeve në profilet e tyre për këtë sukses, duke falenderuar të gjithë publikun për mbështetjen e dhënë. “10 milion, faleminderit të gjithëve në Europë”, janë shprehur këngëtarët.
https://www.instagram.com/p/CC8b9qmMrqc/?utm_source=ig_web_copy_link
Ky është projekti i dytë që ka bërë bashkë Xhensilën dhe Ardianin. Dy vite më parë ata sollën “Çika Çika”, e cila u kthye me menjëherë në hit duke numëruar më shumë se 100 milion klikime në Youtube. Ndërkohë, “Panorama” është projekti i dytë që Ardiani solli këtë verë pas “Modela”.