
Xhensila Myrtezaj bëhet pjesë e menaxhimit të Faton Shoshit
11 prill 2025
| 23:07
Xhensila Myrtezaj vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur dhe më të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.
Me një karrierë të pasur, zë unik dhe stil të veçantë, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Së fundmi, këngëtarja ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj duke u bërë pjesë e menaxhimit të Faton Shoshit – një prej figurave më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare, i njohur për suksesin që ka sjellë për artistë të shumtë ndër vite.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë projekte të mëdha dhe risi në karrierën e Xhensilës, duke e çuar atë edhe më lart. Fansat tashmë janë në pritje të këngëve të reja dhe surprizave që pritet të sjellë.