
Xhensila Myrtezaj “goditet” me reçipeta gjatë performancës
06 nëntor 2022
| 13:33
Trendi i hedhjes së reçipetave i nisur prej vitesh nga ikona latine, Maluma, po vijon të zhvillohet edhe në koncertet e estradës shqiptare.
Së fundmi, në një koncert të Xhensila Myrtezaj dikush nga publiku duket t’i ketë hedhur reçipeta në mes të skenës, njofton Klankosova.tv.
E një gjë të tillë duket të mos e ketë pëlqyer ylli i hitit “Paris”, e cila për një moment edhe e ka ndërprerë performancën.
“E para nuk janë masa ime, e dyta me siguri është vajzë, ke gabuar adresë, gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh”, ka thënë ajo.