Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen në fustanin transparent shkëlqyes

29 maj 2024 | 16:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Bukuroshja, e cila numëron afro dy milionë njerëz vetëm në Instagram, është tejet aktive me postime.

Ajo së fundmi ka realizuar një fotosesion, në të cilin ka mahnitur me linjat trupore.

31-vjeçarja ka përzgjedhur një fustan të gjatë shkëlqyes ngjyrë gri, i cili është tërësisht transparent.

Dukjen e ka kompletuar me një gjerdan rreth qafës si dhe me një palë syze dielli.

Të shumta qenë edhe komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Kjo vjen pas ndarjes nga Bes Kallaku, i cili së fundmi u tha se ia dedikoi edhe një këngë ish-partneres.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët…