Xherdan Shaqiri del pozitiv në testin për Covid

06 tetor 2020 | 11:37

Mesfushori i skuadrës angleze, Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Ai do të mungojë në ndeshjet me kombëtaren zvicerane pasi që do të vetizolohet.

Në deklaratën e kombëtares zvicerane është bërë me dije se Shaqiri gjendet në vetizolim.

“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Në konsultim me autoritet shëndetësore, ai është në izolim. Masat dhe kërkesat e rrepta mbrojtëse të UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s’ janë respektuar në mënyrë rigoroze. Bazuar në këtë, aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet”, është thënë në këtë deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për një…