Xherdan Shaqiri kapet “mat”, fotografohet në një jaht luksoz plot me femra
Xherdan Shaqiri nuk kishte nevojë të vishte një fanellë të Liverpoolit, pasi gjithsesi dukej i kuq nga dielli gjatë pushimeve.
28-vjeçari tregoi djegien e tij nga dielli ndërsa ishte në një jaht luksoz me miqtë në Detin Mesdhe afër Ishullit Formentera, shkruan The Sun.
Pamja e tij nuk u shpëtoi paparacëve që gjendeshin shumë pranë ishullit spanjoll, ku futbollisti shqiptar dhe miqtë e tij zbarkuan.
Shaqiri përballet me një të ardhme të pasigurt këtë verë në skuadrën e tij. Është thënë se ai është një nga shtatë lojtarët që mund të largohet nga Liverpooli, së bashku me Divock Origi dhe Harry Wilson.
Sevilla e LaLigës është vetëm një klub për të cilin thuhet se janë të interesuar për një kontratë prej 28 milionë funtesh për ish-yllin e Stoke City.