Xherdan Shaqiri shënon edhe një tjetër gol të bukur në MLS (video)

02 korrik 2023 | 13:44

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë personale në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë zvicerane ka realizuar golin e dytë këtë edicion, në humbjen që Chicago Fire e pësoi 3-1 në udhëtim te Orlando City.

Shaqiri e nisi ndeshjen si titullar, por skuadra e tij nuk arriti t’i shmanget humbjes në këtë sfidë. Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur sulmuesi gjilanas realizoi nga penalltia për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Për 31-vjeçarin ky ishte goli i dytë këtë edicion në MLS, teksa ka bërë edhe tre asistime. Chicago Fire pas 20 ndeshjeve në kampionat, ndodhet në pozitën e 13-të në Konferencën e Lindjes me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe duhet të vendos sa më shpejt për të…