XHEVAT AHMETI, njëri nga djemtë më të mbarë të Tetovës

03 prill 2022 | 13:27

Shkruan: Lulëzim Etemaj

Sot e ka 7-vjetorin e shuarjes së hershme fizike Xhevat Ahmeti.

Ai dhe i vëllai i tij, Nexhati, poashtu ish i burgosur politik, ishin dy nga të rinjtë shumë entuziastë tetovarë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.

Xhevati, së bashku me Nexhatin, Skender Isenin, Adnan Abdullahin (Voka), vëllezërit e tij Malin dhe Tilin, Valdete Fejzullahi, Nafije Zendeli, Nuredin Aliji, Afrim Ibrahimi- Fanda, Hirijete Tahiri, Besime Muharremi, Resmije Abdurrahmani, Dashmire Rizvani, Afërdita Ceka, Mensur Fejzullahi, Baca Mehmet (Mehmetriza Murtezani-Gega), Fatime Fejzullahi, profesorët Ramadan Sinani e Fadil Sylejmani, Vebi dhe Remzi Beqiri, Isak Sherif, Luan Veliu, Xhevat Ademi, Naser Veliu, janë ata që të parët e mbështetën pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990. Duke na përkrahur fuqishëm në shtrirjen e pajtimit edhe në këto troje, ata u bënë bërthama e parë e nismëtarëve të pajtimit të gjaqeve në Tetovë dhe Gostivar.

Gjatë kohës së luftës, Xhevati ishte mbështetje e fuqishme logjistike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Do ta ruaj përjetësisht të freskët kujtimin për shokun e përkushtuar Xhevat Ahmeti.

Të gjithëve do të na mungojnë shumë dashuria, sinqeriteti dhe buzëqeshja e tij.

Prehje në paqe, djalë i mbarë Tetove!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain (PSG) i kanë ofruar Kylian Mbappes shiritin…