Xhevat Demiri dhuron pagën e asamblistit për familjen Abazi nga Gjilani

27 nëntor 2019 | 22:02

Xhevat Demiri ka dhuruar pagën e asamblistit për familjen Abazi nga Gjilani e cila humbi dy djem si pasojë e tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në “Facebook” aktivistja Doruntina, e cila ka thënë se është kënaqësi kur gjen përkrahje sa më të madhe çdo ditë në misionin e saj për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Për informim, Doruntina sot ka siguruar 600 pako me pampersa për fëmijët e vëgjel të cilat i ka përcjell për në Shqipëri.

 

Postimi i plotë i saj:

Sot u rrethova nga njerëz shumë të mirë, Xhevat Demiri dhe Blerim Turkaj Blushi na ndimuan me dergesa për në Shqipëri, axha Xhevat të njëjtën kohë e dhuroi rrogen e tij te asamblistit për familjen Abazi, dy nga anëtarët e të cilëve humben jetën si pasojë e tërmeteve. Me Blerimin jemi pjesë e kampit në Durrës. Kënaqësi me gjet përkrahje sa më tē madhe çdo ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në Thumanë ku ka…