Xhevat Prekazi pëson infarkt, shtrihet në spitalin e Beogradit

03 tetor 2023 | 16:25

Raportohet se ish-futbollisti nga Kosova si dhe  ish-lojtari  i Jugosllavisë, Xhevat Prekazi, ka pësuar infarkt dhe aktualisht është i shtrirë në spitalin e Beogradit.

Ai ka pësuar goditje në tru dhe për shkak të kushteve të trajtimit, është transferuar me urgjencë në Beograd dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Prekazi pati 153 ndeshje për Partizanin e Beogradit ku realizoi 19 gola, më pas luajti për Hajdukun e Splitit dhe Galatasarayn, ku tek këta të fundit kaloi gjashtë vjet dhe ndoshta pati periudhën më të mirë të karrierës së tij, pasi për gjigantët turq shënoi 40 gola në 185 ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Armenisë ka votuar të martën për t’iu bashkuar…