Xhevdet Bajraj nesër përkujtohet në Ambasadën e Kosovës në Tiranë
25 korrik 2022
| 15:44
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Tiranë, nesër do ta organizojnë mbrëmjen poetike “Fishkëllimat e vdekjes” në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj i cili ka vdekur një muaj më parë.
Ky aktivitet mbahet nesër (26 korrik) në orën 19:30, në mjediset e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Të ftuar janë personalitete të Shqipërisë dhe të Kosovës. /Epoka e re/