Xhevdet Pozhari thotë se është kërcënuar nga një zv. ministër i Kurtit
17 qershor 2022
| 23:32
Analisti politik Xehvdet Pozhari, ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti, pa përmendur ndonjë emër.
Pozhari një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku tha se zëvendësministrin në fjalë e kishte kritikuar më parë.
“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru”, ka shkruar ai.
“Sa poshtë kanë rënë disa!”, përfundon postimi i tij.