Xhevdet Qeriqi: Delawie ia do të mirën Kosovës, gjuha e Haradinajt e papranueshme

19 janar 2018 | 19:35

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se cilësimet që Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, i ka dhënë ambasadorit amerikane, Greg Delawie, janë të papranueshme, dhe të një niveli të ulët.

Në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”, ai ka deklaruar se duhen nderuar miqtë që na ndihmuar në ditët tona më të vështirë, duke nënvizuar faktin se edhe ai vet është kundër funksionalizimit të Gjykatës Speciale, por se kjo duhet të bëhet me gjuhën e argumenteve, jo të fyerjeve.

“Deklarata të këtilla janë të nivelit të ulët, duke pasur parasysh kontributin që ka dhënë SHBA-ja për shetetndërtimin e Kosovës. Për shumë veteranë të luftës, me të cilët kam komunikuar, gjuha (e Nasim Haradinajt) në drejtim të ambasadorit Greg Delawie ka qenë e papranueshme. Ne që nga fillimi kemi qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale, sepse dihet kush ka kryer krime në Kosovë. Por ende nuk është arritur t’i dëshmohet botës ajo që ka ndodhur. Fajin për këtë e kanë partitë politike, që tash po kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila është padrejtësi që po i bëhet vendit”, ka thënë ai duke shtuar se Delawie ia don të mirën Kosovës.

“Ambasadori amerikan ia do të mirën Kosovës dhe nuk besoj se ai punon kundër të ardhmes të këtij vendi. Unë kam besim të plotë në SHBA-në. Kam shumë miq, oficerë amerikanë, të cilët edhe vet jam munduar t’i nderoj, për gjithçka kanë bërë për ne”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka qenë protagonisti i radhës i stories së…